Ndërlidhjet

Në Indi, të paktën 18 të vdekur nga përmbysja e anijes


Ilustrim
Ilustrim

Të paktën 18 njerëz kanë vdekur në Indi, kur një anije u përmbys në lindje të Indisë, ka thënë sot policia lokale.

Anija, e cila bartte më shumë se 50 njerëz, u fundos në lumin Hooghly, në shtetin e Bengalit Perëndimor.

“Në operacionet e shpëtimit, deri sot, janë gjetur 18 trupa”, ka thënë shefi i policisë, Gaurav Sharma.

“Shumë të tjerë janë shpëtuar, e disa kanë notuar deri në breg”, ka thënë Sharma, duke shtuar se është ende e paqartë se sa njerëz ende mungojë.

Zhytës dhe personel nga Forca Kombëtare e Fatkeqësive janë duke i kryer operacionet e shpëtimit, ndërsa shifra e njerëzve të vdekur parashihet të rritet.

Hetimet paraprake tregojnë se anija është përmbysur për shkak të mbingarkesës.

XS
SM
MD
LG