Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vetëvrasës në Jemen, disa viktima


Qyteti i Mukallas, prill 2016

Qyteti i Mukallas, prill 2016

Një sulmues vetëvrasës e ka hedhur sot vetën në erë në një bazë të forcave të sigurisë, në qytetin jugor të Jemenit, Mukalla, thonë banorët e qytetit.

Agjenica e lajmeve Reuters raporton se nga ky shpërthim kanë mbetur të vrarë e lënduar disa njerëz, vetëm një ditë pas sulmit vetëvrasës të Shtetit Islamik, ku mbetën të vrarë 25 njerëz.

Më shumë se një vit i luftës civile në Jemen i ka dhënë grupeve të Al-Qaedas dhe Shtetit Islamik lirinë për të operuar, dhe të dyja grupet kanë kryer një seri bombardimesh dhe sulmesh në atë vend.

XS
SM
MD
LG