Ndërlidhjet

Diplomatë të lartë nga 20 vende takohen në Libi


Takimi i sotëm për Libinë në Austri, 16 maj, 2016.
Takimi i sotëm për Libinë në Austri, 16 maj, 2016.

Në kohën kur diplomatë të lartë kanë nisur të mblidhen për bisedime paqësore për Libinë, ministri i Jashtëm gjerman thotë se është ende herët të vlerësohet nëse bisedimet do të jenë të suksesshme.

Frank-Walter Steinmeier foli sot para gazetarëve para fillimit të takimeve në Vjenë ndërmjet ministrave të jashtëm dhe zëvendësve të tyre nga më shumë se 20 vende të botës. Aty janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e lartë të qeverisë së Libisë, të pranuar ndërkombëtarisht.

Ai tha se me situatën që është ende kaotike, është një pyetje e hapur nëse bisedimet do të rezultojnë me sukses në shtytjen e Libisë nga “një vend ku po zgjerohet terrorizmi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe jostabiliteti”, drejt ndërtimit të një Libie më të bashkuar.

Takimi i sotëm është thirrur nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni.

XS
SM
MD
LG