Ndërlidhjet

logo-print

OBSH: Virusi Zika rrezik për Detin e Zi, Ballkanin dhe Evropën


Pamje e analizave laboratorike për virusin Zika

Pamje e analizave laboratorike për virusin Zika

Organizata Borëtore e Shëndetësisë (OBSH) ka tërhequr vërejtjen se virusi Zika pritet të përhapet në Evropë gjatë pak muajve të ardhshëm.

Në këtë vlerësim të publikuar sot, OBSH-ja tha se merrezikun më të madh në Evropë ballafaqohen Madeira e Portugalisë, vendet në bregdetin e Deti të Zi, Rusia dhe Gjeorgjia, dhe rajoni i Abhazisë.

Gjasët për përhapje të virusit Zika në 18 shtete konsiderohet i moderuar.

Në këto vende përfshihen Kroacia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Gjeorgjia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ky virus që për burim i ka mushkonjat, është zbuluar në më tepër se 50 vende, ndërsa së pari ishte dokumentuar në Brazil në vitin 2015.

Ky virus është ndërlidhur me mijëra raste të defekteve të rralla të lindjes, në të cilat foshnjet kanë kokë të pazakonshme të vogël.

XS
SM
MD
LG