Ndërlidhjet

Maqedoni: Kuvendi diskuton për modalitetet e anulimit të amnistisë së Ivanovit


Pamje nga punimet e Kuvendit të Maqedonisë
Pamje nga punimet e Kuvendit të Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot pritet të diskutojë një nismë të re të VMRO DPMNE-së dhe BDI për ndryshimin e ligjit për amnisti, me të cilën do të mundësohej anulimi i vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov, për faljen e më tepër se 50 zyrtarëve të lartë, që po hetoheshin nga prokuroria speciale për vepra të ndryshme penale.

Ndryshimet e propozuara parashohin që presidenti vet të mund të tërheq vendimet, pa dhënë ndonjë arsye për opinionin, por edhe në rastin tjetër kur anulimi i vendimit kërkohet nga personat e falur.

Nisma e dy partive është kundërshtuar nga Lidhja Socialdemokrate e opozitës, e cila ka dorëzuar një propozim tjetër në Kuvend.

XS
SM
MD
LG