Ndërlidhjet

Taxhikistan: Dënime me burg për shkak të ngritjes së flamurit të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Dy të rinjë në kryeqytetin Dushanbe të Taxhikistanit janë arrestuar për shkak se në nëntor të vitit të kaluar e kishin ngritur flamurin e grupit ekstremist, Shteti Islamik, në vend publik.

Dje gjykata i shpalli fajtor personat, Davron Qurbonov (21 vjeçar) dhe Quadrat Nassruloev (17 vjeçar), për ftesë publike për aktivitete ekstremiste, duke i dënuar respektivisht me 6 dhe 4 vjet burg.

Këta dy persona ishin arrestuar pak kohë pasi një flamur i madh i zi i IS-it u paraqit nën një urë në Dushanbe, në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Familjarët e të dënuarit Qurbonov i thanë Radios Evropa e Lirë se do të apelojnë kundër vendimit të gjykatës.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, 20 shtetas të Taxhikistanit ishin dënuar me burgime të gjata, në dy raste të ndara, për shkak se publikisht i kanë treguar flamujt e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Autoritetet e Taxhikistanit thonë se afro 500 banorët të këtij vendi po luftojnë në radhët e militantëve të IS-it në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG