Ndërlidhjet

Mustafa: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO – lajm pozitiv për rajonin


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Nënshkrimi i Protokollit për anëtarësim në NATO nga Mali i Zi përbën një lajm pozitiv për rajonin, thotë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke shtuar se “Republika e Kosovës i gëzohet dhe uron Malin e Zi për këtë arritje duke shprehur përkushtimin e plotë nga ana jonë, për të qenë pjesë e NATO-s”.

Po ashtu, zoti Mustafa në një postim në rrjetin Facebook, thotë se Kosova “rikonfirmon raportet e mira dhe miqësore me Malin e Zi, të cilin e konsideron si partner rajonal në të gjitha proceset integruese euroatlantike”.

Mali i Zi dhe NATO-ja dje në Bruksel e kanë nënshkruar protokollin për pranim në aleancë, duke e hapur rrugën që Mali i Zi të bëhet anëtari i 29-të i aleancës ushtarake.

Mali i Zi do të marrë pjesë në takimet e NATO-s në cilësinë e vëzhguesit, derisa të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë protokollin e pranimit.

Pritet që e gjithë kjo procedurë të përfundoj në mes të vitit të ardhshëm, kur Mali i Zi bëhet anëtar me të drejta të plota në NATO.

XS
SM
MD
LG