Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria e Irakut nis ofensivë në Falluxha


Falluxha, Irak - foto arkivi

Falluxha, Irak - foto arkivi

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka njoftuar se ka nisur operacioni ushtarak për rikthimin e qytetit Falluxha nga grupi militant Shteti Islamik (IS).

“Ora zero për çlirimin e Falluxhas ka ardhur. Momenti i fitores së madhe është afruar dhe Daesh (IS) nuk ka zgjidhje, pos të largohet”, ka thënë Abadi.

Ushtria irakiane tashmë ka paralajmëruar civilët që të largohen nga zona.

Falluxha ka qenë qyteti i parë që ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në vitin 2014.

Ushtria e Irakut ka thënë për televizionin shtetëor se ata që nuk kanë mundur të ikin, të ngrenë flamurin e bardhë mbi shtëpitë e tyre.

Muajin e kaluar, Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se civilët që kanë mbetur në Falluxha, janë në rrezik nga uria.

XS
SM
MD
LG