Ndërlidhjet

Vidhen miliona dollarë nga bankomatët në Japoni


Ilustrim

Ilustrim

Trembëdhjetë milionë dollarë, para të gatshme, janë vjedhur nga bankomatët në Japoni.

Paratë janë nxjerrë me kredit-kartela të krijuara me të dhëna të vjedhura nga një bankë e Afrikës Jugore.

Paratë janë vjedhur në më pak se tri orë nga 1,400 banokmate në gjithë Japoninë, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.

Banka Standard e Afrikës së Jugut i ka vlerësuar humbjet e saj totale në 19.25 milionë dollarë.

Policia dyshon se mbi 100 persona kanë qenë të përfshirë në krimin në Japoni, i cili, sipas agjencisë Kyodo, ka ndodhur më 15 maj.

Shuma maksimale prej 913 dollarësh (100,000 jen) është tërhequr në të 1,400 transaksionet, ka thënë Kyodo.

XS
SM
MD
LG