Ndërlidhjet

S’ka qasje në ueb-faqen e Agjencisë së Statistikave


Ilustrim
Ilustrim

Faqja zyrtare e Agjencisë së Statistikave të Kosovës është jashtë funksionit, megjithëse është institucioni i vetëm shtetëror dhe profesional që merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare të statistikave.

Zyrtarë të Agjencisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë mosfunksiominin e faqes zyrtare që nga e dita e premte e javës së kaluar.

Burim Limolli, udhëheqes i Teknologjise Informative (IT), ka thënë se problemi me mosfunksionimin e faqes është për shkak të riorganizimit të saj dhe pritet që, brenda ditës, Ministria e Administratës Publike ta vë online ueb-faqen e ASK-se.

Pavarësisht kësaj, në faqen zyrtare të kësaj agjencie, statistikat e publikuara në të shumtën e rasteve janë të dy vjetëve më herët.

Faktet për popullsinë, statistikat për indikatorët socialë dhe ekonomikë vjetorë, në faqen zyrtare të kësaj agjencie vazhdojnë të mbesin të vitit 2014, përderisa indikatorët bujqësorë të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG