Ndërlidhjet

Ministrat e eurozonës pajtohen për t’i dhënë kredi Greqisë


Jeroen Dijsselbloem

Jeroen Dijsselbloem

Ministrat e financave të eurozonës kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë Greqisë një kredi të re dhe për të ofruar lehtësime kreditore.

Me këtë marrëveshje të arritur sot herët në mëngjes, pas bisedimeve në Bruksel, që zgjatën 11 orë, Greqisë i jepet një kredi tjetër prej 10.3 miliardë euro gjatë disa muajve të ardhshëm.

Greqisë i janë ofruar edhe masa për sigurimin se do t’i kthejë borxhet, përfshirë ulje të shkallës së interesit dhe disa masa të tjera lehtësuese.

Ministrat thanë se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) - e sheh këtë lehtësim të kredisë si të mjaftueshëm që FMN-ja të përfshihet po ashtu, pasi më parë kishte refuzuar tu bashkohej huave për Greqinë.

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, njëherësh ministër i financave i Holandës, këtë marrëveshje e ka vlerësuar si “kthesë madhore” pasi përfundimsisht janë tejkaluar vërejtjet e Gjermanisë për t’i garantuar Greqisë lehtësim për borxhin masiv prej 333 miliardë eurove.

XS
SM
MD
LG