Ndërlidhjet

logo-print

Trump siguron delegatët e nevojshëm për emërim nga partia


Donald Trump

Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë.

Në Dakotën Veriore, Trump ka falënderuar 15 delegatët e pavarur të këtij shteti, të cilët, siç ka thënë ai “e kanë sjellë ne maje”.

Trump, biznesmen miliarder, pa përvojë në politikë, ka mundur 16 sfidues republikanë dhe, sipas agjencisë Associated Press, ka 1,238 delegatë – një më shumë seç është e nevojshme.

Republikanët do të bëjnë emërimin zyrtar në kongresin e partisë në muajin korrik.

Edhe pse Trump ka numrin e nevojshëm të delegatëve, emërimi i tij nga një Parti e ndarë Republikane nuk është ende i sigurt.

Në kampin demokrat, favorite është ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor.

XS
SM
MD
LG