Ndërlidhjet

Vriten paqeruajtës të OKB-së në Mali


Mali - foto arkivi
Mali - foto arkivi

Pesë paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një sulm në Mali.

Ushtarët nga Togo kanë qenë duke udhëtuar në rajonin Mopti, kur makina e tyre është sulmuar.

Zona është e njohur si bastion i militantëve që kanë lidhje me Al Kaidën.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Mali është ngritur qysh në vitin 2013, pas rebelimit të luftëtarëve islamistë dhe Tuareg.

Franca, ish-fuqi koloniale në Mali, ka ndërhyrë atje e para, pasi rebelët kanë pushtuar pjesën veriore të vendit dhe kanë kërcënuar të lëvizin drejt qytetit Bamako.

XS
SM
MD
LG