Ndërlidhjet

Stoltenberg: NATO-ja e shton praninë në krahun lindor


Jens Stoltenberg (i dyti nga e majta në rreshtin e parë) duke folur në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare më 20 maj në Bruksel
Jens Stoltenberg (i dyti nga e majta në rreshtin e parë) duke folur në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare më 20 maj në Bruksel

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se në samitin e ardhshëm të aleancës do të vendoset për shtimin e pranisë së NATO-s në aspektin mbrojtës dhe të zmbrapjes në Poloni dhe në vendet e tjera të krahut lindor.

Këto komente ai i bëri mbrëmë në Varshavë të Polonisë, ku në korrik mbahet samiti.

“Do të ketë më tepër trupa të NATO-s në Poloni pas samitit të Varshavës, për të dërguar sinjal të qartë se një sulm kundër Polonisë do të konsiderohet sulm në gjithë aleancën”, tha Jens Stoltenberg.

Kjo lëvizje pritet që edhe mëtutje do ta armiqësoj Rusinë, e cila thotë se zgjerimi lindor i NATO-s e kërcënon sigurinë e saj kombëtare.

Raportet ndërmjet aleancës veriatlantike dhe Rusisë kanë arritur në pikën më të ulët prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG