Ndërlidhjet

SHBA: Kujdes gjatë Euro 2016, ka potencial për sulme


Ilustrim
Ilustrim

Kampionati evropian në futboll që sivjet do të mbahet në Francë mund të jetë “cak potencial për terroristët”.

Kështu është shprehur Departamenti Amerikan i Shtetit në një njoftim të sotëm.

Sipas Washingtonit, Euro 2016 dhe ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me këtë kampionat në Francë dhe tërë Evropën përfaqsojnë cak për terroristët.

Franca vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve të vitit të kaluar në Paris që u kryen nga pjesëtarë të grupit militant, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG