Ndërlidhjet

KE e rrit presionin ndaj Polonisë


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Evropian është duke ia shtuar presionin Varshavës pas ndryshimeve që janë bërë në gjykatën kryesore të Polonisë.

Zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans, ka thënë sot se KE e ka miratuar një “opinon” kritik rreth sundimit të ligjit në Poloni.

Analistët thonë se “opinioni” paraqet paralajmërim.

Brukseli dhe Varshava janë në bisedime për t’i dhënë fund mospajtimeve në mes të Komisionit dhe qeverisë polake e përbërë nga euroskeptikët dhe nacionalistët që udhëhiqen nga Partia për Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Timmermans ka thënë se nuk është gjetur ndonjë zgjidhje në çështjet kyqe për të cilat Brukseli është i shqetësuar.

Komisioni ka nisur një hetim pasi PiS i ka fituar zgjedhjet e përgjitshme me rezultat bindës vitin e kaluar. E njëjta parti më pas bëri ndryshime në përbërjen e gjykatës kushtetuese të Polonisë.

Ligji i ri e ka ngritur numrin e gjyqtarëve që duhet të votojnë për vendime të reja, ndërsa qeveria nuk i ka pranuar gjykatësit e emëruar nga qeveria e mëparshme.

XS
SM
MD
LG