Ndërlidhjet

logo-print

Messi paraqitet në gjykatë për evazion fiskal


Messi dhe babai i tij në gjykatë.

Messi dhe babai i tij në gjykatë.

Futbollisti i Argjentinës, Lionel Messi, ka bërë paraqitjen e parë në një gjykatë në Spanjë, ku ai dhe babai i tij përballen me akuzat për evazion fiskal.

Messi dhe babai i tij, Jorge Horacio Messi, mund të dënohen me rreth dy vjet burgim nëse shpallen fajtorë për mashtrim të autoritetit tatimor të Spanjës.

Dyshohet se ata kanë fshehur taksa në vlerë prej 4.1 milionë eurosh.

Messi dhe babai i tij nuk kanë gjasa të vuajnë dënim me burg, por mund të gjobiten.

Messi është i dhjeti në listën e revistës Forbes, e cila radhit atletët me më së shumti të ardhura gjatë dekadës së kaluar.

Të ardhurat e tij vlerësohen në 350 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG