Ndërlidhjet

Di Matteo, menaxher i ri i Aston Villas


Roberto Di Matteo - Arkiv
Roberto Di Matteo - Arkiv

Roberto di Matteo, është emëruar menaxher i ri i Aston Villas, ish kampioni i futbollit anglez.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e internetit të ekipit në fjalë.

Italiani 46 vjeçar, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve gjatë periudhës së shkurtër kur ishte menaxher i ekipit tjetër, Chelsea, është emëruar në krye të Aston Villas, disa javë pasi klubi u largua nga Premier Liga angleze.

“Është krenari e mrekullueshme për mua që të bëhem menaxher i këtij ekipi të madh futbolli, dhe mezi po e pres sfidën që ta kthej ekipin në vendin e duhur”, ka thënë Di Matteo.

XS
SM
MD
LG