Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – 15 të vrarë


Pjesëtarët e sigurisë së Irakut duke zhvilluar hetime pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Bagdad

Pjesëtarët e sigurisë së Irakut duke zhvilluar hetime pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Bagdad

Nga sulmet vetëvrasëse në dhe rreth kryeqytetit Bagdad në Irak, janë vrarë 15 vetë dhe plagosur më se 40 të tjerë, thanë zyrtarët irakianë.

Cak i sulmeve të sotme ishin një pikë kontrolli e ushtrisë, një restorant dhe dy tregje.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në pikën e kontrollit ushtarak në Tarmijah, që është 50 kilometra në veri të Bagdadit, nga i cili u vranë tetë vetë dhe u plagosën 15 të tjerë. Tre prej të vrarëve ishin ushtarë.

Në dy sulme të ndara në tregjet në Bagdad janë vrarë pesë vetë, ndërsa nga sulmi në një restorant janë vrarë dy persona.

Këto sulme u bënë në periudhën kur forcat e sigurisë së Irakut po përpiqen ta rimarrin kontrollin ndaj qytetit Falluxha, që aktualisht është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG