Ndërlidhjet

Vetëvendosje rikthehet në Kuvend


 Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri

Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar rikthimin në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, gjatë konferencës për media ka thënë se organet e partisë kanë vendosur për rikthimin në Kuvend.

”Do të bëjmë opozitën ashtu siç e kemi bërë çdo herë”, është shprehur Ymeri. Kthimin në Kuvend, ai e ka ndërlidhur edhe me angazhimin e Vetëvendosjes kundër ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kundërshtimin e nismës së qeverisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në fillim të sesionit pranveror, Vetëvendosje, bashkë me dy partitë tjera opozitare Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, patën marrë vendim të braktisin seancat e Kuvendit.

Por, më pas, Vetëvendosje vazhdoi me politika të ndara nga pjesa tjetër e opozitës dhe së fundi, vendosi të kthehet sërish në Kuvend.

XS
SM
MD
LG