Ndërlidhjet

Vuçiq: Beogradi është për zgjidhje reciprocikisht të pranueshme me Prishtinën


Pamje e një pjese të Beogradit
Pamje e një pjese të Beogradit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se qeveria e tij shtë e përcaktuar që në dialogun me Prishtinën të arrihen zgjidhje të pranueshme nga të dy palët, por me mbrojtjen e plotë të interesave kombëtare dhe shtetërore, ka njoftuar qeveria e Serbisë.

Zoti Vuçiq dhe drejtoresha për Ballkanin perëndimor e Shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst, kanë diskutuar sot në Beograd për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe është theksuar rëndësia e vazhdimit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Të dy zyrtarët kanë konstatuar se është arritur përparim i rëndësishëm në bisedimet për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe kanë shfaqur shpresën se në këto negociata do të mbahet dinamika e planifikuar e hapjes së kapitujve.

XS
SM
MD
LG