Ndërlidhjet

logo-print

Kosova përfshihet në kualifikimet për botërorin, “Rusia 2018”


Ilustrim

Ilustrim

Federata Ndërkombëtare e Futbollit - FIFA konfirmuar se Kosova të jetë pjesë e grupit ‘I’ gjatë kualifikimeve për Kampionatin Botëror në Futboll,“Rusia 2018”. Lajmi është shpallur në faqen zyrtare të FIFA-s dhe thuhet se është marrë nga një Panel i UEFA-s.

Në këtë grup, Kosova do të përballet me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.

Po ashtu, paneli i UEFA-s, ka vendosur që edhe Gjibraltari të përfshihet në kualifikime dhe të jetë në grupit ‘H’, ku bëjnë pjesë edhe Belgjika, Bosnjë dhe Hercegovina, Greqia, Estonia dhe Qipro.

Vendimi që Kosova dhe Gjilbartari të përfshihen në kualifikimet për kampionatin botëror në futboll që do të mbahet më 2018 në Rusi, ka pasuar pranimin e të dyja vendeve në FIFA.

XS
SM
MD
LG