Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Me masa të shtuara të sigurisë fillon Euro 2016


Kampionati Evropian i Futbollit sot fillon në Paris me ndeshjen ndërmjet Francës dhe Rumanisë.

Afro 90 mijë policë, ushtarë dhe roje private, do të garantojnë siguri gjatë garave njëmujore në 10 qytete.

Në Francë ende mbretëron gjendje e jashtëzakonshme pas sulmeve në Paris, nga të cilat u vranë 130 vetë, në nëntor të vitit të kaluar.

Në njërin nga këto sulme, sulmuesit vetëvrasës nuk ia dolën të hyjnë në stadiumin e qytetit, ku do të zhvillohet ndeshja e hapjes dhe ajo finale e kampionatit Euro 2016.

Pos, shqetësimeve të sigurisë, ka edhe frikë për trazira të punëtorëve, pasi ka pasur greva para fillimit të turneut dhe ka kërcënime për ndalje të punës gjatë garave.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se do të ndërmerren “të gjitha masat e domosdoshme” për mbarëvajtjen e kampionatit.

Për të parën herë në këtë kampionat, do të garojnë 24 kombëtare, ndërsa favoritë konsiderohen Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe Anglia.

Në vitin 1984, kampionati u zhvillua në Francë dhe kombëtarja franceze e pat fituar titullin e kampionit.

XS
SM
MD
LG