Ndërlidhjet

SHBA: Akuza për terrorizëm për personin që iu bashkua IS-it


Forcat kurde në Irak të cilave u ishte dorëzuar personi Mohammad Khweis

Forcat kurde në Irak të cilave u ishte dorëzuar personi Mohammad Khweis

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara mbrëmë e kanë akuzuar për terrorizëm personin, Mohammad Khweis, i cili i ishte bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), për dy muaj, e pastaj u ishte dorëzuar autoriteteve kurde në Irak, në muajin mars.

Në bazë të dëshmisë nën betim, në të cilën ka detaje të jetës së përditshme të ish-militantit në Mosul, që është bazë e IS-it, prokurorët amerikanë e kanë akuzuar Khweisin, 26 vjeçar, për mbështetje materiale të terroristëve dhe për pajtueshmëri për tu bërë sulmues vetëvrasës me bombë.

Një gjykatë amerikane në Aleksandria të Virxhinias ka urdhëruar mbajtje të tij pa mundësi të pagesës së dorzanisë.

Mohammad Khweis, me shtetësi palestinezo-amerikane, u ishte dorëzuar forcave kurde në pjesën veriore të Irakut, duke thënë se fillimisht ishte joshur nga IS-i për shkak të “përpjekjeve paqësore dhe humanitare” të IS-it, por pasi ishte anëtarësuar ai ishte zhgënjyer dhe kishte vendosur të largohej dhe ta dënoj ideologjinë e IS-it.

Por, agjencia FBI tha se IS-i e kishte pyetur Khweisin nëse ai ishte i gatshëm të shërbente si sulmues vetëvrasës dhe ai ishte pajtuar.

Por, Khweis ka thënë më vonë se besonte se IS-i po e testonte lojalitetin e tij, por ai kurrë nuk do të kththej në Shtetet e Bashkuara dhe të merrte pjesë në sulme atje.

Avokati i tij, John Zwerling, ka tërhequr vërejtjen se rasti i FBI-së është vetëm një interpretim i komenteve të klientit të tij.

“Çdogjë nuk është ashtu siç duket në akuzën e qeverisë”, tha avokati Zwerling.

XS
SM
MD
LG