Ndërlidhjet

Sulmohet aeroporti në Shanghai


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët kinezë kanë thënë se një person e ka hedhur një mjet shpërthyes të përgatitur vet në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong në Shanghai.

Me këtë rast janë lënduar katër persona, ndërsa autori i sulmit më pas ka bërë përpjekje të kryej vetvrasje.

Qeveria vendore ka thënë sot se i dyshuari e ka gjuajtur një shishe të mbushur me eksploziv, afër një prej vendeve ku bëhet dorëzimi i valigjeve të udhëtarëve.

Autori i dyshuar i sulmit më pas e nxjerr një thikë dhe e pret vetën në fyt.

Sipas njoftimit qeveritar, i dyshuari që nuk është identifikuar tani është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas kësaj ngjarje vetëm disa fluturime janë ndikuar, ndërsa më vonë aeroporti i është kthyer operimit normal.

XS
SM
MD
LG