Ndërlidhjet

Irak: Afro 4 mijë banorë u larguan nga Falluxha


Personat e zhvendosur nga Falluxha bartin thasë me ndihma të Programit Botëror të Ushqimit në një kamp më 10 qershor të këtij viti
Personat e zhvendosur nga Falluxha bartin thasë me ndihma të Programit Botëror të Ushqimit në një kamp më 10 qershor të këtij viti

Vlerësohet se afro 4 mijë vetë janë larguar nga qyteti Falluxha, që është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik, pasi forcat qeveritare e kanë hapur korridorin, meqë e kanë marrë rrugën kryesore për në kryeqytetin Bagdad.

Këshilli norvegjez i refugjatëve, që punon me irakianët e zhvendosur brenda Irakut, tha sot se prej fundit të muajit maj, kur ka filluar ofensiva e ushtrisë irakiane për marrjen e kontrollit në Falluxha, nga ky qytet janë larguar gjithsej 27,580 civilë.

Ky këshill vlerëson se së paku 50 mijë civilë ende janë të bllokuar brenda Falluxhës, që është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik, për më tepër se dy vjet.

Kombet e Bashkuara thonë se në Falluxha mund të jenë më tepër se 90 mijë civilë, ndërsa ka mungesa të ushqimit dhe ujit.

Këshilli norvegjez për refugjatë ka raportuar se militantët e Shtetit Islamik kanë kërkuar pagesa prej 130 dollarësh amerikanë për një person, për t’i lejuar që të largohen nga qyteti, që është 50 kilometra larg Bagdadit.

XS
SM
MD
LG