Ndërlidhjet

IS vret një komandant të Irakut


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët në Bagdad kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik e kanë vrarë një komandant të Irakut në afërsi të qytetit që mbahet nën kontroll nga IS, Mosul.

Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka thënë se Brigadier, Ahmad Badr al-Luhaibi është vrarë nga një snajperist gjatë një operacioni që po zhvillohet për të rimarrë kontrollin mbi Mosulin.

Në një deklaratë të publikuar më 14 qershor, ministria ka thënë se kjo vrasje do e “rris përkushtimin për të pastruar” të gjitha forcat e grupit militant nga krahina, kryeqytet i së cilës është Mosuli.

Qyteti i dytë më i madh i Irakut, Mosuli ka rënë nën kontrollin e IS-it në qershor të vitit 2014 kur grupi ekstremist ka okupuar pjesë të mëdha të territorit të Irakut dhe Sirisë.

Trupat irakiane, të përkrahura nga forcat kurde dhe sulmet ajrore që po udhëhiqen nga amerikanët, janë duke luftuar për të çliruar këtë qytet duke bërë përpjekje që fillimisht ta rrethojnë atë para se të futen brenda Mosulit.

Luftimet kundër IS-it kanë detyruar 3.3 milionë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG