Ndërlidhjet

NATO: Shqyrtohet involvimi më i madh në luftën kundër IS-it


Aeroplani vëzhgues i NATO-s i tipit AWACS
Aeroplani vëzhgues i NATO-s i tipit AWACS

NATO-ja thotë se po e shqyrton mundësinë e përfshirjes më të madhe në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot pas takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës se “ne vendosëm ta thellojmë rekomandimin për stërvitjen e NATO-s dhe ndërtimin e kapaciteteve në Irak”.

Me këtë nismë kërkohet plotësimi i trajnimit të oficerëve të Irakut në Jordani, derisa ushtria irakaine po ndërmerr ofensivë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas zotit Stoltenberg, qëllimi është që marrëveshja të arrihet në samitin e NATO-s në Poloni.

Aleanca, po ashtu, po e shqyrton mundësinë e mbështetjes direkte të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, me aeroplan vëzhgues të tipit AWACS.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, e ka mirëpritur këtë zhvillim, por tha se do të kishte dëshirë “ta shihte NATO-n duke bërë më tepër” për të ndihmuar në shkatërrimin e grupit Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG