Ndërlidhjet

logo-print

Shpërndahet parlamenti, Kroacia drejt zgjedhjeve parlamentare


Fotografi arkivi e Parlamentit të kroacisë

Fotografi arkivi e Parlamentit të kroacisë

Deputetët kroatë kanë votuar sot shpërbërjen e parlamentit, duke e krijuar kështu mundësinë për zgjedhje të parakohshme, pas rënies së qeverisë në mocionin e votëbesimit, votim ky që u mbajt javën e kaluar.

Kryeministri Tihomir Oreskoviq, dhe qeveria e tij ranë me 16 qershor pas një krize politike që i kishte penguar reformat ekonomike në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian.

Shpërbërja e parlamentit hynë në fuqi më 15 korrik.

Zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në fillim të muajit shtator.

Presidentja kroate pritet që edhe zyrtarisht të vendos datën e zgjedhjeve pas pushimeve verore.

XS
SM
MD
LG