Ndërlidhjet

Diplomatët e BE-së i zgjasin sanksionet Rusisë


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në Luksemburg.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në Luksemburg.

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të zgjasin edhe gjashtë muaj sanksionet kundër Rusisë, në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe të mbështetjes së vazhdueshme të Moskës për separartistët në lindje të Ukrainës.

Vendimi i diplomatëve në një takim në Luksemburg kërkon edhe miratimin e krerëve të BE-së, të cilët do të takohen javën e ardhshme në Bruksel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar me ngulm vazhdimin e sanksioneve, të cilat skadojnë në fund të korrikut, pavarësisht thirrjeve të disa anëtarëve të BE-së për një qasje më pajtuese ndaj Rusisë.

Sipas disa njoftimeve, Merkel ka bindur Sllovakinë, Hungarinë dhe Italinë që të lënë mënjanë kundërshtimet e tyre dhe të lënë sanksionet në fuqi edhe për gjashtë muaj.

Sanksionet, të cilat kanë në shënjestër sektorin financiar dhe atë të energjisë në Rusi, janë vendosur në qershor të vitit 2014 dhe prej asaj kohe janë zgjatur çdo gjashtë muaj.

XS
SM
MD
LG