Ndërlidhjet

SHBA: Senatorët kërkojnë dënimin e aksioneve ushtarake ruse


Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Një grup dypartiak i senatorëve të Shteteve të Bashkuara e ka paraqitur një rezolutë me të cilën dënohet ajo që ata e konsiderojnë aksione ushtarake “të rrezikshme dhe joprofesionale” gjatë muajve të fundit.

Kjo masë e sponzorizuar nga republikani, David Purdue, fokusohet në mënyrë specifike në një varg të fluturimeve të afërta të aeroplanëve luftarakë rusë me ata amerikanë dhe me anijet e Marinës amerikane, në Detin Baltik dhe në Detin Okhotsk.

Në një incident në muajin prill, një aeroplan luftarak dhe një helikoper rus janë afruar shumë afër një luftanijeje amerikane, që operon në Baltik.

Kjo rezolutë, që duhet të votohet në komitetin përkatës para se të arrijë në Senatin me përbërje të plotë, i “dënon interceptimet aktuale të rrezikshme dhe joprofesionale ruse të aeroplanëve dhe anijeve me flamur amerikan”.

Me këtë rezolutë, po ashtu, i bëhet thirrje qeverisë së Rusisë për t’i “ndalur manovrat provokuese ushtarake, që i rrezikojnë forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të aleatëve”.

XS
SM
MD
LG