Ndërlidhjet

Xhelal Sveçla jep dorëheqje pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve në Prishtinë


Foto - Prishtina

Foto - Prishtina

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla ka dhënë dorëheqje pas një rasti tragjik që ndodhi të enjten në Prishtinë, ku dy fëmijë humbën jetën në një gropë të mbushur me ujë.

"Pamundësia jonë për të luftuar deri në fund tërë këtë trashëgimi të tmerrshme që na e la qeverisja e kaluar në Prishtinë, ka shkaktuar vdekjen e këtyre fëmijëve”, ka shkruar Sveçla.

“Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po. Qoftë edhe si bashkëqytetarë i këtyre dy fëmijëve të vegjël. Jeta ime nuk mund të jetë e njëjtë pas këtij rasti”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes.

Ndryshe, dy fëmijët, vëlla e motër, njëri 11 e tjetri 13 vjeç, kanë humbur jetën aksidentalisht në një gropë- pusetë të hapur në Prishtinë, në lagjen e quajtur, “Kolovicë”.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje aksidentale. Kurse hetimet është thënë se do të vazhdojnë për të zbardhur rastin, përfshi edhe hetimet ndaj kompanisë apo individët që kanë hapur atë gropë e cila ishte mbushur me ujë nga të reshurat e shiut.

Banorët kanë rrëfyer se në këto dtitë me temperatura të larta, fëmijët janë parë duke e shfrytëzuar këtë gropë si "pishinë" për freskim.

XS
SM
MD
LG