Ndërlidhjet

IS ka nisur ofenzivë të re në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë afganë kanë raportuar luftime të ashpra në mes të grupit militant, Shteti Islamik dhe forcave qeveritare në pjesën lindore të Afganistanit.

Së paku 12 pjesëtarë të forcave qeveritare dhe civilë janë vrarë, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur ka njoftuar guvernatori i Krahinës Nangarhar, Saleem Khan Kunduzi.

Zyrtarët vendor pretendojnë se mbi 100 militantë të IS-it janë vrarë gjatë këtyre luftimeve, në tri ditët e fundit, ndonëse këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

25 shtëpi janë shkatërruar në qarkun Koët, ndërsa raportohet se pesë civilë janë kidnapuar.

Qindra policë dhe ushtarë janë të angazhuar në këtë rajon, ndërsa përforcimet janë nisur, thotë shefi i policisë së kësaj krahine, Zaraëar Zahid.

Analistët thonë se sulmet e fundit tregojnë se grupi militant, IS paraqet kërcënim potencial për qeverinë e cila në të njëjtën kohë është duke luftuar kundër një tjetër grupi militant, talibanëve.

XS
SM
MD
LG