Ndërlidhjet

Tefft: NATO-ja është “aleanca më efektive mbrojtëse” në histori


John Tefft
John Tefft

Ambasadori amerikan në Rusi, John Tefft, është përpjekur për t’i ulur shqetësimet e Moskës për synimet e NATO-s, para samitit madhor javën e ardhshme, ndërsa ka ofruar mbrojtje të pasionuar për aleancën, për të cilën ai tha se ka qenë e detyruar t’i përgjigjet agresionit rus në Ukrainë. Ai theksoi se NATO-ja është "aleanca më efektive mbrojtëse" në histori.

Në intervistën për Redaksinë në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë dhe për Zërin e Amerikës, ambasadori Tefft, po ashtu, e ka përsëritur vërejtjen për fluturimet e rrezikshme të aeroplanëve rusë afër luftanijeve dhe aeroplanëve luftarakë amerikanë, duke thënë se këto manovra provokuese ishin të panevojshme.

Mëtutje, ai ka theksuar se Moska nuk duhet ta konsideroj zgjerimin e NATO-s si akt të agresionit, por është shprehur se shtimi i forcave në Evropën Lindore është përgjigje ndaj aksioneve të Rusisë në Ukrainë.

“NATO-ja është aleancë mbrojtëse dhe këtë e them çdokund dhe nuk është organizatë ofensive”, është shprehur John Tefft.

XS
SM
MD
LG