Ndërlidhjet

Gjuriq : Serbia nuk mund të duhet pa Kosovën


Marko Gjuriq, foto nga arkiva
Marko Gjuriq, foto nga arkiva

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, në manifestimin e organizuar në Mitrovicën e veriut, me rastin e përurimit të shtatores së princit Llazar, ka thënë që pa Kosovën, Serbia nuk mund të duhet.

“Popullin dhe shtetin tuaj mund ta doni në mënyra të ndryshme, sepse nuk ekziston ndonjë lloj ekskluziv i patriotizmit. Por, Serbia nuk mundet të duhet pa Kosovën. Çfarë patriotizmi është ai, i cili heq dorë nga ajo që është më e çmueshme që e kemi, që heq dorë nga esenca dhe çdo përmbajtje. Prandaj, betimi i Shën Vidit që e themi sot në Kosovë, nuk është vetëm i thjeshtë, por duhet të jetë betim i gjithë popullit serb”, ka thënë Marko Gjuriq.

Përurimi i shtatores së princit Llazar, u bë në kuadër të shënimit të ditës së Shën Vidit. Më herët gjatë ditës në manastirin e Graçanicës dhe në Gazimestan, u organizuan liturgjitë dhe manifestimet e qytetarëve për shënimin e kësaj dite.

XS
SM
MD
LG