Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i personave të armatosur – 4 policë të vrarë


Pamje e kontrollit të policisë në provincën Baloçistan pas vrasjes së katër policëve më 28 qershor
Pamje e kontrollit të policisë në provincën Baloçistan pas vrasjes së katër policëve më 28 qershor

Policia në Pakistan thotë se persona të armatosur i kanë vrarë katër policë gjatë dy sulmeve brenda disa minutave, në pjesën jugperëndimore të këtij vendi.

Policia ka njoftuar se sulmet kanë ndodhur mbrëmë vonë në qytetin Kueta të provincës Baluçistan.

Sulmuesit ia dolën të largohen, ndërsa askush nuk e ka marrë pëgjegjësinë për këtë sulm.

Baluçistani është provinca më e maadhe e Pakistanit dhe gjatë disa viteve të fundit aty ka pasur kryengritje e shkallës së ulët.

Grupet e vogla separatiste në rajon shpeshherë e sulmojnë policinë dhe forcat e sigurisë, për të bërë presion ndaj qeverisë që tu ndajë më tepër pasuri nga burimet e gazit natyror dhe naftës në këtë provincë.

XS
SM
MD
LG