Ndërlidhjet

Bastisje në Turqi, në kërkim të militantëve


Stamboll

Stamboll

Policia turke në Stamboll dhe Izmir ka kryer disa bastisje në kërkim të militantëve të dyshuar, pas sulmit në Aeroportin Ataturk të Stambollit.

Autoritetet kanë fajësuar grupin militant Shteti Islamik për sulmin, i cili ka lënë 42 persona të vrarë dhe mbi 230 të plagosur

Agjencia Anadolu raporton se nëntë militantë të dyshuar, që mendohet se kanë qenë në kontakt me anëtarët e Shtetit Islamik në Siri, janë arrestuar në Izmir.

Tre sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë në aeroportin Ataturk, të martën mbrëma.

Drejtori i CIA-s, John Brennan, tha po ashtu se sulmi vetëvrasës në Stamboll mban “vulën” e Shtetit Islamik.

“Shpërthimet e neveritshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, të cilat kanë vrarë dhjetëra njerëz dhe kanë plagosur shumë të tjerë, mbajnë sigurisht vulën e degjenerimit të Shtetit Islamik”, tha Brennan.

XS
SM
MD
LG