Ndërlidhjet

Bosnja e ka humbur një të pestën e popullatës


Ilustrim
Ilustrim

Regjistrimi i parë i popullsisë pas luftës në Bosnje dhe Hercegovinë tregon se popullata e këtij vendi është zvogëluar për rreth një një të pestën gjatë 25 vjetëve të fundit.

Të dhënat e regjistrimit të kryer më 2013 janë publikuar sot, ndërsa ato thonë se 3.5 milionë njerëz jetojnë në këtë shtet.

Në vitin 1991, në Bosnje dhe Hercegovinë kanë jetuar 4.4 milionë njerëz.

Gjysma e popullatës, apo 50.11 % janë boshnjakë myslimanë, 15.43 % janë kroatët katolikë dhe 30.78 % janë serbët ortodoksë.

Rezultatet janë publikuar një ditë pas afatit ligjor pasi serbët e Bosnjes nuk janë pajtuar me metodologjinë e rekomanduar nga BE-ja për numërim.

Regjistrimi i vitit 2013 shihet si tejët i rëndësishëm për planifikimin ekonomik dhe social, por serbët e Bosnjes frikësohen se të dhënat mund të kenë pasoja për sistemin delikat të ndarjes së pushtetit i cili është bërë në bazë të marrëveshjes për paqe të nënshkruar më 1995.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Bosnjes që të fillojë publikimin e të dhënave më së largu deri më 1 korrik nëse ka dëshirë që Brukseli të trajtojë aplikacionin për anëtarësim, aplikacion ky që Bosnja e ka dorëzuar në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG