Ndërlidhjet

Mbyllen gjashtë lokale në Prishtinë për veprimtari të kundërligjshme


Foto nga arkivi - Policia e Kosovës
Foto nga arkivi - Policia e Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë në bashkëpunim me inspektorët komunal, kanë mbyllur gjashtë lokale në Prishtinë, ku dyshohej për trafikim me njerëz.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se operacioni është zhvilluar në orët e vona në 6 lokacione të Prishtinës, në lagjet ‘Ulpiana’ dhe ‘Dardani’, ku dyshohej se po ushtrohen veprimtari të kundërligjshme.

“Në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në vend e në veçanti luftimit veprave penale dhe të trafikimit me njerëz dje me datë 30 qershor 2016, në orët e vona ka bërë kontrollimin e disa lokaleve në disa lokacione në Prishtinë. Ky operacion policor është realizuar së bashku edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë vërejtur parregullsi në aspektin e dokumentacionit si dhe të sanitarisë, ku me këtë rast të gjitha këto lokale janë mbyllur”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës lëshuar për media.

XS
SM
MD
LG