Ndërlidhjet

Vdiq Elie Wiesel, që i ka dokumentuar tmerret e Holokaustit


Elie Wiesel
Elie Wiesel

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe dhe i mbijetuari i Holokaustit, Elie Wiesel, ka vdekur në moshën 87 vjeçare, ka njoftuar mbrëmë memoriali izraelit i Holokaustit, Yad Vashem.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Qytetin e Nju Jorkut, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk janë shpallur.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në deklaratën e tij tha se “Elie Wiesel kishte shërbyer si rreze drite dhe ishte një shembull, që besonte në mirësinë e njeriut”.

Pesidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, vlerësoi se i ndjeri Wiesel ishte “hero i popullit hebre”.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Elie Wiesel ishte “ndërgjegje e botës”.

“Ai e ngriti zërin jo vetëm undër anti-semitizmit, por kundër urrejtjes, fanatizmit dhe jotolerancës, në të gjitha format”, tha Obama.

I lindur në vitin 1928, në qytetin rumun, Sighet, Elie Wiesel ka shkruar në mënyrë intensive për përvojat e tij në kampet naziste të përqendrimit.

Libri i tij, Night, konsiderohet se është ndër veprat më të rëndësishme ku dokumentohen tmerret e Holokaustit.

XS
SM
MD
LG