Ndërlidhjet

UEFA: Konventa e re mund ta evitoj dhunën që është parë në Euro 2016


Pamje derisa një simpatizues rusë i gjuan me karrige simpatizuesit anglezë në Marsejë
Pamje derisa një simpatizues rusë i gjuan me karrige simpatizuesit anglezë në Marsejë

Këshilli i Evropës dhe Organizata Evropiane e Futbollit, e njohur me shkurtesën UEFA, dje e kanë nënshkruar një konventë që synon ndaljen e përsëritjes së dhunës së simpatizuesve të futbollit, që është parë në Kampionatin Evropian, Euro 2016.

UEFA tha se kjo konventë përfshinë edhe këmbimin më të mirë të informacioneve të inteligjencës ndërmjet forcave policore, për t’i informuar vendet mikpritëse të ndeshjeve për simpatizuesit problematikë.

Në Euro 2016 ësht parë kthim i huliganizmit në stadiumet e futbollit, që në masë të madhe nuk ishte i pranishëm në garat e fundit ndërkombëtare.

Incidentet më të këqia në Euro 2016, kanë ndodhur në Marsejë të Francës, para ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Rusisë, ku përleshjet kanë vazhduar disa ditë.

Këtë marrëveshje e kanë nënshkruar 14 vende: Franca, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Holanda, Portugalia, Rusia, Zvicra, Maqedonia dhe Ukraina.

Zyrtarë të Këshillit të Evropës thanë se presin që këtë marrëveshje ta nënshkruajnë edhe vendet e tjera.

XS
SM
MD
LG