Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vetëvrasës në Medinë të Arabisë Saudite


Medinë, Arabia Saudite - foto arkivi

Medinë, Arabia Saudite - foto arkivi

Një shpërthim vetëvrasës ka goditur qytetin Medina të Arabisë Saudite.

Televizioni Al-Arabiya raporton se sulmi ka ndodhur pranë Xhamisë së Profetit Muhamed, njërin prej vendeve të shenjta të Islamit.

Nuk ka ende raporte për viktima të mundshme.

Shpërthimi në Medinë pason dy shpërthime në qytetin Katif dhe një pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin Xhedah, më 4 korrik.

Në sulmin në Xhedah është vrarë vetëm sulmuesi, ndërsa dy policë sauditë janë plagosur.

Sulmet vijnë në kohën kur besimtarët myslimanë po përgatiten për Festën e Fiter Bajramit.

XS
SM
MD
LG