Ndërlidhjet

IS-i dyshohet se mban përgjegjësinë për sulmet në Arabinë S.


Medinë, Arabia Saudite

Medinë, Arabia Saudite

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë katër zyrtarë të sigurisë dhe ka plagosur pesë të tjerë në qytetin Medina të Arabisë Saudite.

Sulmi ka ndodhur të hënën pranë Xhamisë së Profetit Muhamed, njërit prej vendeve të shenjta të Islamit.

Sulme vetëvrasës kanë tronditur edhe dy qytete të tjera saudite të hënën.

Autoritetet dyshojnë se përgjegjësinë për sulmet e mban grupi militant Shteti Islamik.

Arabia Saudite ka qenë cak i sulmeve të Shtetit Islamik gjatë dy vjetëve të fundit.

Në muajin qershor, Ministria e Brendshme saudite ka numëruar 26 “sulme terroriste”.

XS
SM
MD
LG