Ndërlidhjet

logo-print

FBI: Nuk rekomandohen akuza kundër kandidates Clinton


James Comey

James Comey

Agjencia FBI nuk do të rekomandoj akuza penale kundër kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton, për shfrytëzimin e imejlit privat, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, ka thënë sot drejtori i kësaj agjencie, James Comey.

Në këtë mënyrë është tërhequr njëri prej kërcënimeve madhore kundër fushatës presidenciale të zonjës Clinton, raporton AP nga Uashingtoni.

Pothuajse është krejtësisht e sigurt se vendimi i FBI-së e sjell këtë çështje në mbyllje dhe e largon kërcënimin e akuzave penale.

Prokurorja e përgjithshme, Loretta Lynch, tha javën e kaluar se Clinton do të duhej t’i pranonte rekomandimet e drejtorit të FBI-së dhe të prokurorëve të karrierës.

“Në këtë rast, akuzat nuk janë përkatëse”, tha zoti Comey gjatë deklaratës së tij.

XS
SM
MD
LG