Ndërlidhjet

100 milionë njerëz kanë mungesë ushqimi si pasojë e “El Ninos”


Ilustrim
Ilustrim

Numri i njerëzve jeta e të cilëve është ndikuar për të keq nga efektet e “El Nino” dhe “La Nina” mund ta kalojë shifrën 100 milionë persona deri në fund të vitit, njofton Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e OKB-së (FAO) vlerëson se momentalisht më shumë se 60 milionë njerëz, dy të tretat e të cilëve në Afrikën lindore dhe jugore, po përballen me nevoja urgjente për ushqim si pasojë e thatësirës së shkaktuar nga “El Nino”.

Ky e fundit është një fenomen i klimës që ndodhë kur uji në Oaqeanin Paqësor ngrohet në mënyrë të pazakont.

Ndërkaq pasojat e “La Nina”, fenomeni i uljes së temperaturave të ujit në Paqësor pas “El Nino” nuk janë aq të rënda.

Kombet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar që të rrisin përpjekjet për të përkrahur komunitetet që janë tejmase të ekspozuara ndaj këtyre fenomeneve, të cilat kanë mungesa të mëdha të ushqimeve.

FAO ka mbledhur fonde shtesë për bujqësi, ushqime dhe për të investuar në parapërgatitjet për katastrofa.

Parashikuesit e motit në Japoni, Australi dhe SHBA parashikojnë që mundësitë për krijimin e fenomenit “La Nina” në pjesën e dytë të këtij viti janë nga 50 deri në 75 %.

XS
SM
MD
LG