Ndërlidhjet

logo-print

Baily: SHBA-të po ndihmojnë, nuk e destabilizojnë Maqedoninë


Jess Baily

Jess Baily

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily, i ka quajtur absurde pohimet se gjoja SHBA-të përzihen në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Beily shkruan se ambasada amerikane në Shkup, në të gjitha teoritë për gjoja komplot, të publikuara në disa media, sheh absurditetin e pretendimeve të tilla. Ai thotë se SHBA-të, po i japin ndihmë të madhe financiare Maqedonisë, duke mbështetur sundimin e së drejtës, ndërsa rëndësi të veçant po i japin Prokurorisë speciale, por edhe tërë sistemit të drejtësisë.

“Ky angazhim është reflektim i përkushtimit tonë të thëllë për sundimin e së drejtës që t'i ndihmojmë njerëzve në Maqedoni në zgjidhjen e krizës aktuale politike, për zhvillimin e institucioneve të fuqishme demokratike dhe ecjes para drejt BE-së dhe NATO-së. Ky përkushtim mbetet i fuqishëm”, ka shkruar Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Jess Baily.

XS
SM
MD
LG