Ndërlidhjet

SHBA: Katër policë të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur


Policia në Dallas pas të shtënave nga snajperistët

Policia në Dallas pas të shtënave nga snajperistët

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon, Los-Anxhelosin, mbrëmë janë mbajtur protesta, në të cilat është shprehur tmerr me vrasjen e dy zezakëve nga policia gjatë dy ditëve.

Në protesta është parë prani e madhe e policisë, që në të shumtën e rasteve ishte paqësore, por në Dallas policia tha se katër oficerë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur, nga dy snajperë, të cilët qartas e kishin pozicionuar vetveten mbi nivelin e rrugës.

Protestuesit po reagonin kundër dy vrasjeve nga policia. Në njërin rast u vra personi, Philando Castile, afër vendit St. Paul në Minesotë, më 6 korrik. Dashnorja e tij, Diamond Reynolds, në rrjetet sociale e ka postuar videon ku shihet Castile duke vdekur në rrëke të gjakut.

Më 5 korrik, personi, Alton Sterling, është vrarë gjatë një grindjeje me dy policë të bardhë në Baton Rouge në Luizianë.

Policia tha se tre persona të dyshuar janë arrestuar.

Presidenti amerikan, Barack Obama, këto vrasje i ka cilësuar si tragjike.

“Të gjithë ne si amerikanë duhet të jemi të shqetësuar nga këto të shtëna, pasi ato nuk janë incidente të izoluara. Ato janë shenjë e një kompleksi të gjërë të pabarazive, që ekzistojnë në sistemin tonë gjyqësor penal”, tha Barack Obama.

XS
SM
MD
LG