Ndërlidhjet

Kriza institucionale vazhdon të thellohet në Spanjë


Kryeministri në detyrë i Spanjës, Mariano Rajoy - Arkiv
Kryeministri në detyrë i Spanjës, Mariano Rajoy - Arkiv

Partia socialiste po e kundërshton miratimin e qeverisë së re të kryeministrit në detyrë, Mariano Rajoy partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Me këtë kriza institucionale në Spanjë duket se do të thellohet edhe më shumë edhe pas shtatë muaje bllokadë.

Politika spanjolle praktikisht konsiderohet e ngrirë prejse janë mbajtur zgjedhjet në dhjetor duke mos i dhënë partisë së djathtë të Rajoy shumicën e nevojshme për të votuar qeverinë e re dhe duke e detyruar kështu atë që të negociojë me partitë e tjera.

Partia e Popullit e kryeministrit në detyrë arriti të shtojë votat në zgjedhjet e përsëritura më 26 qershor, por sërish nuk ishte e mjaftueshme që të themelojë e vetme qeverinë e re.

Mirëpo, lideri i partisë rivale, Pedro Sanchez duke folur publikisht për herë të parë prejse janë mbajtur zgjedhjet ka thënë të shtunën se partia e tij as nuk votojë në favor e as nuk do të abstenojë gjatë mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që udhëhiqet nga Partia e Popullit.

XS
SM
MD
LG