Ndërlidhjet

Obama e fillon vizitën në Spanjë


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka filluar vizitën në Spanjë, që është edhe ndalesa e fundit në Europë, një qëndrim i shkurtër për shkak të incidenteve racore që së fundi kanë ndodhur në SHBA.

Obama pritet të takohet gjatë ditës me mbretin spanjoll, Filipe VI, dhe kryeministrin Marionao Rajoy në Madrid. Ai gjithashtu do të ndalojë në bazën detare në Rota, afër Cadiz në pjesën jugore të Spanjës.

Lideri amerikan që ka arritur mbrëmë vonë në Spanjë, ka vendosur ta shkurtojë vizitën në Spanjë për një ditë pas sulmit në Dallas të Teksasit ku u vranë pesë policë.

Autoritetet e kanë identifikuar sulmuesin si Micah Johnson, një ish ish rezervist 25 vjeçar i ushtrisë amerikane i cili me snajper ka vrarë pesë oficer policorë në Dallas më 7 korrik.

Ky sulm ndodhi pas vrasjes së dy afrikano amerikanëve në Minesota, respektivisht në Louisiana nga pjesëtarë të policisë amerikane.

XS
SM
MD
LG