Ndërlidhjet

Turnbull e ka shpallur fitoren në zgjedhjet australiane


Malcolm Turnbull - Arkiv
Malcolm Turnbull - Arkiv

Kryeministri australian Malcolm Turnbull ka deklaruar se koalicioni i tij konservator është rizgjedhur për një mandat të ri tre vjeçar derisa numërimi i votave në Australi po vazhdon.

Turnbull e ka shpallur fitoren vetëm pasi lideri i laburistëve opozitar e ka pranuar humbjen mëngjesin e të dielës.

Megjithatë, numërimi i votave po vazhdon prej zgjedhjeve të 2 korrikut pasi ka mbetur pothuajse çereku i votave të panumëruara.

Tunrbull, e udhëhheq një koalicion konservativ që ka nevojë për 76 ulëse të parlamentit në Dhomën e Përfaqësuesve me 150 ulëse për ta siguruar qeverinë e shumicës.

Komisioni Zgjedhor i Australisë ka thënë sot se koalicioni konservator është duke udhëhequr me 76 ulëse të fituara, laburistët me 69 dhe partitë e vogla dhe të pavarurit kanë siguruar vetëm pesë.

XS
SM
MD
LG